Dënimi me 30 vjet burg për Sekiraqën, Gjykata sqaron vendimin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Enver Sekiraqa.

Lajme

16/09/2019 15:16

Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 30 viteve për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 141 të KPRK-së, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 3 janar 2014 e tutje. Me aktvendimin e veçantë të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi, i cili do të zgjasë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Sipas Prokurorisë “me datë 30 gusht 2007 në Prishtinë, i akuzuari Enver Sekiraqa kishte nxitur A.B që ta privonte nga jeta personin Triumf Riza tani i ndjerë dhe në bashkëkryerje me RR.A, I.A dhe F.A, këtë veprim e kishin bërë në mënyrë shumë mizore dhe mashtruese për shkak të një hakmarrje personale kundër tani të ndjerit Triumf Riza”.

“Me të njëjtën datë 30 gusht 2007 në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga ky grup ishte qëlluar Triumf Riza me 11 plumba ku tre prej plumbave e kishin goditur trupin e tij, duke e plagosur për vdekje”.

Përfaqësuesi i të dëmtuarit SH.R për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Ky rast ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit. /Lajmi.net/