Dënime prej 200 deri 500 euro për prishësit e rendit në natën e Vitit të Ri

Po afrohen festat e fundvitit dhe të ndërrimit të moteve, për këtë qëllim Ministria e Punëve të Bredshme (MPB) informon qytetarët që të mos i përdorin lëndë piroteknike gjatë festave të vitit të ri spse do të dënohen, njofton Zhurnal.mk

Lajme

19/12/2017 20:38

Bëjmë thirrje që qytetarët të mos i përdorin lëndë piroteknike gjatë festave të vitit të ri. Gjithashtu apelojmë që mos përdoren armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas ligjit, dënimet për përdorje të mjeteve piroteknike dhe mjeteve plasëse janë të larta dhe do të arrijnë vlerën prej 200 deri në 500 euro, në kundërvlerë në denar.