Dënim i pabesueshëm për Lulic, pasi ofendoi Rudigerin e Romës
Futbollistin e Lazios, Senad Lulic, e pret një dënim i rëndë.

Sport
Ai do të dënohet pasi që e ofendoi lojtarin e Romës, Antonio Rudiger, duke thënë që ai para dy viteve shiste çorape në Shtutgart.
Sipas mediave italiane, Lulic mund të dënohet deri në 10 xhiro, përcjellë “Lajmi.net”.
Derbi i Romës ishte shumë i nxehtë, ku si zakonisht nuk shpëtoi pa kartonë të kuq.
Verdhekuqët e fituan derbin 2:0, me golat e Kevin Strootman dhe Radja Nainggolan.