Demonstron pakënaqësinë duke e ulur helikopterin pranë Shtëpisë së Bardhë

Një mashkull akoma i paidentifikuar, është arrestuar në oborrin e Capitol Hill në qytetin Washington, pasi që ka ateruar në oborrin e rezidencës së presidentit amerikan.

Bota

15/04/2015 21:11

Si njoftojnë mediat botërore, helikopteri i vogël u shfaq në qiell mbi Washington të mërkurën pasdite dhe pastaj u ul në lëndinë.

Raportohet se personi që drejtoi helikopterin është Doug Hughes, i cili e ka bërë këtë për shkak të pakënaqësisë me një vendim të Gjykatës Supreme nga viti 2012, transmeton Kosovapress.

.