Demonstrim i ri dhune nga Putini, këtë herë në Irlandë

Aeroplanët bombardues rusë të tipit Tu-95 kanë shkaktuar panik të vërtetë në Irlandë pas hyrjes së paskrupullt në hapësirën ajrore të saj.

Bota

04/03/2015 20:22

Dy bombardues të Putinit kanë fluturuan vetëm diçka mbi 40 kilometra larg bregdetit irlandez, vazhdimisht hynin në linjat e trafikut civil dhe kësisoj shkaktuan kaos në kontrollin e fluturimeve në Dublin, transmeton lajmi.net.

Një aeroplan civil u detyrua të presë në pistë deri në largimin e aeroplanëve rusë, kurse një tjetër, që ishte në ajër, u detyrua të ndërrojë trajektoren.

Besohet se incidenti ka ndodhur më 18 shkurt, të njëjtën ditë kur aeroplanët gjuajtës britanikë i detyruan aeroplanët bombardues rusë të largohen nga zona ajrore në afërsi të Britanisë së Madhe.

Gazeta e përditshme Irish Examiner shkruan se bombarduesit rusë në Irlandë kanë hyrë me transponderë të shkyçur, pajisje këto që për arsye identifikimi emetojnë të dhënat për shenjën e regjistrimit dhe kursin e aeroplanit. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se kontrollorët e flurimeve i shohin aeroplanët në radar, por nuk kanë dijeni se të kujt janë dhe kah shkojnë…

Në ishull ky potez i Putinit shihet si një demonstrim i ri dhune nga Vlladimir Putini për arsye të tensioneve në Ukrainë… (Lajmi.net)