Demonstrata anti-qeveritare në Sarajevë

Hallakamë në Kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, Sarajevë. Demonstruesit ia kanë vënë flakën ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës së vendit. Presidenti Zivko Budimir ka bërë thirrje për ndërprerjen e këtyre demonstratave dhe përdorimit të dhunës.

Lajme

07/02/2014 17:53

Janë përfshirë njësite anti-terroriste të Policisë Federale të Bosnje dhe Hercegovinës për të parandaluar protestat të cilat kanë eskaluar në Sarajevë dhe në disa qytete tjera të këtij vendi.

Protestues të shumtë ua kanë vënë flakën ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës në kryeqytetin boshnjak, nga pakënaqësia për çështjen sociale.

Aktualisht në rrugët e Sarajevës vërehet një numër më i vogël i demonstrueseve, ndërsa vazhdon të dalë tym nga ndërtesat e institucioneve shtetërore, raportojnë mediat serbe.

Presidenti i Bosnjes, Zivko Budimir, ka thënë për Al Jazeera Balkans se protestat janë duke u ndërprerë dhe u ka bërë me dije qytetarëve se “demonstratat nuk mund të kenë ndonjë rezultat pozitiv”.

“Kjo nuk është mënyra se si duhet vepruar. Apeloj tek të gjithë ata që janë të përfshirë në këto demonstrata që të ndalojnë të përdorin dhunën. Nëse kjo ishte mënyra për të ngritur zërin, ata e kanë arritur qëllimin. Por, tash duhet ndërprerë çdo formë të dhunës, posaçërisht ndaj policëve, pasi që edhe ata janë qytetar të B.H.”.