‘Demolon’ anglezin me nokaut – Florian Marku flet pas duelit

22:59 | 13 Korrik 2019

Florian Marku ka shënuar fitore në duelin me anglezin Tommy Broadbent, në Londër.

Marku arriti të triumfonte me nokaut, duke mbajtur premtimin e dhënë para përballjes, përcjell lajmi.net.

Pas duelit, luftëtari shqiptar është shprehur shumë i lumtur me fitoren, dhe ka falënderuar gjithë përkrahësit e tij.

“Fitova në raund të katërt me nokaut. Kundërshtari më shumë ka vrapuar se sa ka boksuar. Ne vazhdojmë para me kokën lartë. I falënderoj te gjithë shqiptarët që ishin të pranishëm te ndeshja. Shihemi prapë më 20 shtator”, tha Florian Marku pas duelit, përcjell lajmi.net.

Marku ishte spektakolar, duke mos i dhënë shanse kundërshtarit për ta rrezikuar. /Lajmi.net/