Demolohen Lakers, James me paraqitje solide

Skuadra e Los Angeles Lakers ka pësuar humbje të thellë në përballje me Denver Nuggets.

Sport

16/01/2022 08:06

Nuggets kanë marrë fitore të madhe, me rezultat 133:96, në përballje me Lakers, shkruan lajmi.net.

Te skuadra e Lakers, më i dalluari ishte si gjithmonë LeBron James, me 25 pikë të shënuara dhe nëntë kërcime, dy asistime e dy bllokada.

Russell Westbrook dha kontributin me 19 pikë, kurse dyshifrore pati edhe Dwight Howard me 13 pikë.

Në anën tjetër, Jeff Green shkëlqeu te Nuggets duke shënuar 26 pikë, që njëkohësisht është rekordi më i mirë personal për të këtë sezon.

Hayland shënoi 27 pikë, më së shumti në karrierë brenda një ndeshje, kurse Jokic kontribuoi me triple double prej 17-13-12. /Lajmi.net/