Demolli: Vizita e Mustafës në veri, historike

Ministri i FSK-së, Haki Demolli e ka konsideruar vizitën e kryeministrit Mustafa në veri të vendit, si historike

Lajme

04/12/2016 12:56

Ai ka thënë se kjo vizitë tregon vendosmërinë e Qeverisë për të integruar dhe fuqizuar sovranitetin e Republikës.

Deklarata e Demollit:

Të dashur bashkëqytetarë,

Pata nderin që në cilësinë e Ministrit të FSK-së të shoqëroj Kryeministrin Isa Mustafa në vizitën në veri të vendit, ku përuruam urën që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës, Leposaviqin dhe Zveçanin.

E konsideroj historike këtë vizitë të Kryeministrit Isa Mustafa në veri të shtetit, pasi tregon vendosmërinë tonë që të arrijmë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.

Një falënderim i posaçëm për trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës.

Haki Demolli