Demokratët duan rishqyrtim për dhëndrin e Trumpit si këshilltar

Demokratët kanë bërë thirrje që të shqyrtohet edhe një herë emërtimi i dhëndrit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Jared Kushner, si këshilltar i lartë.

Bota

10/01/2017 09:16

Grupi ka kërkuar që Zyra e Etikës së Qeverisë në Departamentin e Drejtësisë të shqyrtojë anën ligjore lidhur me emërimin e Jared Kushner 35 vjeçar në postin e këshilltarit të lartë të presidentit të zgjedhur Donald Trump, transmeton lajmi.net.

Avokati i tij thotë se nuk ka shkelur ligjet e anti-nepotizmit, edhe pse Kushner është i martuar me vajzën e Donald Trump, Ivanka.

Jared Kushner thuhet të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në rrëzimin e Christie, atëherë guvernator i New Jersey, nga ekipi presidencial i Donald Trump në fushatën e vitit të kaluar.

 

Trump do të përurohet si presidenti i 45-të më 20 janar. /Lajmi.net/