Demirel: Basketbolli i Kosovës meriton vend special edhe në FIBA

Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, gjatë vizitës së sotme në Kosovë, është takuar me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku, nga të cilët është njoftuar për rrjedhën e Kampionatit Evropian, Divizioni B për femra U20.

Sport

07/08/2019 13:03

Kjo është hera e parë që një evropian i Divizionit B mbahet në Kosovë dhe deri më tani organizimi ka shkuar për mrekulli.

Demirel është shprehur i kënaqur për mbarëvajtjen e kampionatit dhe punën që po bën Federata e Basketbollit në organizimin e këtij evropiani të rëndësishëm.

Presidenti i FIBA Evropës edhe një herë është shprehur se do të ndihmojë basketbollin e Kosovës. Ai theksoi se basketbolli i Kosovës ka bërë hapa të mëdha dhe meriton një vend special edhe në FIBA.

Demirel gjatë ditës do të përcjellë ndeshjet e evropianit U20, Irlandë-Izrael dhe Rumani-Finlandë.

Në mbrëmje do të shikojë përballjen mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe në parakualifikimet për Eurobasketin 2021./Lajmi.net/