Demiral drejt Atalanta, arrihet marrëveshja e plotë me Juventusin

Mbrojtësi Merih Demiral do largohet nga Juventus që t'i bashkohet Atalantas.

Sport

03/08/2021 22:41

Turku do kalojë të rivali në huazim me opsion blerje, transmeton lajmi.net.

Gazetari me shumë burime pranë Juventusit, Romeo Agresti, ka bërë të ditur se huazimi do jetë me opsion blerje prej 30 milionë euro.

Pos kësaj, në rast që Atalanta e aktivizon opsionin e blerjes, Juventus do këtë edhe 10 fitim në përqindje në rast që turku shitet në të ardhmen.

Demiral do jetë zëvendësuesi i Cristian Romero pasi ky i fundit do t’i bashkohet Tottenham./Lajmi.net/