Demi Lovato merr vëmendje me veshjen plot shkëlqim pasi diskutoi varësinë dhe seksualitetin e saj

Ajo së fundmi ka ardhur me një histori personale që përkon me overdozën e saj me lëndë narkotike.

ShowBiz

13/03/2021 19:26

Këngëtarja Demi Lovato është shprehur hapur për problemet që kishe, duke inkurajuar fansat që të merren vetëm me gjëra pozitive, shkruan Daily Mail.

Ndërsa, shëtitjet e saj dhe paraqitjet televizive janë bërë më të shpeshta, pasi bukuroshja brune edhe ka marrë veten, transmeton lajmi.net.

Ajo është parë në Malibu, derisa mori vëmendje të madhe me veshjen plot stil, e po ashtu edhe me stilin e ri të flokëve.

28-vjeçarja ishte siguruar të ketë edhe maskën mbrojtëse, për t’u siguruar që të mos infektohet nga coronavirus.

Përndryshe artistja ishte e rrethuar me disa persona, të cilët ishin veshur ngjashëm si Demi. /Lajmi.net/