Demi: Koalicioni AAK-PSD, deri dje ‘figurë e krimit të organizuar’, sot partner

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate edhe zyrtarisht sot kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhorë.

Lajme

19/08/2019 17:29

E për këtë koalicion kritika ka pasur edhe nga ana  e pjesëtarëve të shoqërisë civile.

Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se PSD nuk mund të funksionojë me logjikën e biznesit për t’i pa partitë si ‘start-up’ me qëllimin e vetëm për t’iu bashkuar blerësit me çmimin më të lartë.

“Për PSD-në, nuk ka gajle që Haradinaj si udhëheqës i qeverisjes PAN këmbëngul me vazhdu projektin e dëmshëm me miliarda euro të termocentralit të ri, me i djeg/vjedh me miliarda euro në autostradën e re që kalon nëpër arat e Dukagjinit, me kërcënu gjykatës e prokurorë, me i fry listat e veteranëve, me i degradu të gjitha agjencionet e pavarura…e qindra të zeza tjera. Deri dje ‘figurë e krimit të organizuar’, sot partner”, ka shkruar Demi.

Postimi i plotë:

Ku ka ofertë më të “mirë” për votuesit se sa me u’a kërku votën për një parti e cila vetëm se përmbylli mandatin më të keq në historinë e zezë të qeverisjes.

Për PSD-në, nuk ka gajle që Haradinaj si udhëheqës i qeverisjes PAN këmbëngul me vazhdu projektin e dëmshëm me miliarda euro të termocentralit të ri, me i djeg/vjedh me miliarda euro në autostradën e re që kalon nëpër arat e Dukagjinit, me kërcënu gjykatës e prokurorë, me i fry listat e veteranëve, me i degradu të gjitha agjencionet e pavarura…e qindra të zeza tjera. Deri dje ‘figurë e krimit të organizuar’, sot partner.

Në politikë nuk duhet me funksioni me logjikën e biznesit, me i pa partitë si “start-up”-s me qëllimin e vetëm me ju bashku blerësit me çmimin më të lartë. /Lajmi.net/