Demebele ka biseduar sot me Xavin – ndryshon krejtësisht situata

Ousmane Dembele vazhdon të jetë tema kryesor te skuadra e Barcelonës.

Sport

18/01/2022 15:40

Ylli francez kishte disa kërkesa të çmendura për skuadrën e Barcelonës, kur flitej për rinovimin e kontratës.

Këto kërkesa bënë të mendohej se gjithçka ka marrë fund, por së fundmi ka disa raportime që thonë se situata ka ndryshuar.

Toni Juanmarti raporton se Dembele ka biseduar sot me Xavin dhe situata tashmë ka ndryshuar, përcjell lajmi.net.

Lojtari i ka bërë të ditur trajnerit spanjoll se dëshiron të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Dje thuhej se Barca i ka dhënë 48 orë kohë Dembeles për të firmosur kontratën, ose të largohet nga klubi. /Lajmi.net/