Dembele transferohet te gjiganti i Premierligës?

Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele, është subjekt interesimi i Liverpoolit.

Sport

30/05/2020 13:20

Mundo Deportivo raporton se ylli francez po kërkohet nga kampionët e Evropës, përcjell lajmi.net.

Jurgen Klopp ka admiruar gjithmonë Dembelen, i cili është i prirë të largohet nga Camp Nou me t’u hapur afati kalimtar.

Futbollisti vitet më të mira të karrierës i ka pasur te Borussia Dortmund, nga të cilët është larguar në verën e vitit 2017.

Te Barcelona, ai asnjëherë nuk ka arritur të bind, duke u lënduar shpesh shkaku i mos përgatitjeve fizike.

Vlen të ceket se Dembele gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me Liverpoolin./Lajmi.net/