Dembele po largohet nga Barca, kjo do të jetë skuadra e tij e re

Barcelona po kërkon të “shpëtojë” nga Ousmane Dembele në afatin kalimtar të verës, me të cilin kanë humbur durimin shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe sjelljeve jo profesionale të tij.

Sport

03/06/2020 16:11

Është Juventus që mund të afrojë francezin, në një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve.

Dihet se Barcelona dëshiron transferimin e Miralem Pjanic, dhe është pikërisht Dembele që mund të përfshihet në këtë marrëveshje.

Katalanët thuhet se në këmbim të Pjanic kanë ofruar Dembelen për një huazim dy vjeçar, me mundësinë e transferimit të përhershëm nga Juventus, përcjell lajmi.net.

Në ato dy sezone, Juventus do të vlerësonte gjendjen e lojtarit, dhe do të vendoste për transferimin e tij të përhershëm.

Barcelona e kishte transferuar Dembelen nga Borussia Dortmund në vitin 2017 për 125 milionë euro./Lajmi.net/