Dembele, obligimi personal i Ronald Koeman

Ronald Koeman ka një obligim të veçantë te Barcelona.

Sport

20/09/2020 12:32

Ousmane Dembele vinte te Barcelona me bujë të madhe, por si pasojë e lëndimeve, lojtari nuk shfaqi gjithë potencialin e tij.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Ronald Koeman ka vënë si obligim personal që të marrë më të mirën nga Ousmane Dembele, transmeton lajmi.net.

Holandezi po i kushton vëmendje të shtuar lojtarit.

Koeman po përkujdeset edhe për stërvitjet fizike si dhe të gjitha planet tjera që i duhen atij.

Dembele është në kalkulimet e Koeman për 11-ën startuese (të rregullt) këtë sezon. /Lajmi.net/