“Dembele më i mirë sesa Neymar”

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomua ka deklaruar se Ousmane Dembele është më i mirë sesa Neymar, kur është pyetur për një rikthim të mundshëm te brazilianit në ‘Camp Nou’.

Sport

06/03/2019 17:41

Ka pasur shumë spekulime se Neymar mund të rikthehet te Barcelona, dy vite pas largimit në drejtim të PSG-së për 222 milionë euro, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Një rikthim të Neymar te Barcelona e ka hedhur poshtë Bartomeu, duke thënë se në skuadër kanë lojtar më të mirë se braziliani.

“Nuk mund të them po ose jo. Them se me paratë e tyre, Barca vendosi një bast sportiv”, ka deklaruar Bartomeu, përcjell ‘lajmi.net’.

“Me ato para ne shkuam për lojtarët si Dembele dhe Coutinho. Dembele është më i mirë se Neymar. Ai është te Barcelona dhe është më i mirë”./Lajmi.net/