Dembele – Barcelona, lajmi i fundit nga “SKY” (FOTO)
Barcelona me ofertë të re për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele.

Sport
Barcelona ka paraqitur ofertë të re për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele.
Televizioni gjerman “Sky” ka njoftuar se klubi katalan ka ofruar 130 milionë euro për blerjen e Dembele, përcjell “lajmi.net”.
Mirëpo, as oferta e re nuk tingëllon bindëse për klubin nga Bundesliga.
Borussia Dortmund insiston në kërkesën prej 150 milionë euro për shitjen e Dembeles te skuadra e madhe nga Camp Nou. /Lajmi.net/