Dembele afër rinovimit të kontratës me Barcelonën, francezi ka pranuar ulje page

Ousmane Dembele është afër ta rinovojë kontratën me Barcleonën.

Sport

03/08/2021 11:23

Ousmane Dembele është afër ta rinovojë kontratën me Barcelonën duke pranuar kushtet e “Blaugranëve” për ulje të pagës shkaku i vështirësive ekonomike.

Sipas “Mundodeportivo.com”, Barcelona është optimiste për negociatat me Dembelen dhe për uljen e pagës së tij, transmeton lajmi.net.

Artikulli sugjeron se agjenti i Dembeles, Moussa Sissoko është në diskutime me Barcelonën dhe këto bisedime ka të ngjarë të rezultojnë në rinovimin e tij me ulje page pas formës së tij jo-konsistente dhe lëndimeve të shumta të tij./Lajmi.net/