Demba Ba, në ‘llupën’ e Besiktasit

Demba Ba mund ta vazhdojë karrierën në Turqi. Futbollisit senegalez është bërë objektiv i Besiktasit. Trajneri Jose Mourinho nuk llogarit në ish futbollistin e Neëcastlet, i cili mund të largohet nga Chelsea.

Sport

30/05/2014 22:43

Demba Ba nuk ka të ardhme në Chelsea. Edhe pse shkëlqeu në disa ndeshje, duke realizuar gola të rëndësishëm, sulmuesi senegalez do t’i bëjë valixhet gati dhe do të largohet nga klubi londinez.

Në fakt, trajneri Jose Mourinho nuk llogarit në shërbimet e tij, prandaj ish futbollisti i Neëcastlet duhet ta kërkojë ekipin e ri.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, një delegacion i klubit turk Besiktas ka udhëtuar drejt Londrës, për të biseduar me drejtuesit e klubit nga Londra për blerjen eventuale të Ba.

Ky i fundit mund t’i kushtojë Besiktasit 8 milionë euro. Gjatë verës pritet të shihet nëse ky transferim do të realizohet.