Demarkacioni me Malin e Zi, shndërrohet në konfrontim Thaçi-Kurti
Konfrontimi verbal në Kuvend mes ish-kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, është dëshmuar rrëmben seancat parlamentare, sa herë që në Kuvend flitet për tema të nxehta.

Lajme
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi se Mali i Zi është një ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovës.
Sipas Kurtit Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 10 tetor 2008, pasi që është lansuar çështja e Gjykatës ndërkombëtare e Drejtësisë.
Kurti ia ka rikujtuar Thaçit se ishte ai që ka bërë marrëveshje me Ivica Daçiqin, ku sipas tij, e ka dhënë Mitrovicën dhe dëshmi për këtë është se komandanti i policisë për Mitrovicën është serb që ka ingerencë jo vetëm në Mitrovicë por edhe në Vushtrri dhe Skenderaj.
“Ju jeni person që jeni dëshmuar me koncesione me Serbinë në kurriz të Kosovës”, tha Kurti.
Kurti ia ka rikujtuar Thaçit se nuk i duket patrioti sepse ka shkuar në Podgoricë pikërisht në rivarrimin e Isa Boletinit.
“Mali i Zi mundet me kanë ma i mirë se para njëqind vitesh por nuk është i mirë për shqiptarët”, tha Kurti.
Ndaj kësaj ka reaguar Thaçi ku i ka thënë Kurtit se ka kohë që nuk e ka dëgjuar nga Kurti duke folur për bashkim kombëtar dhe se këtë po e bën para zgjedhjeve.
Thaçi ka përmendur edhe pritjen që i është bërë në Mal të Zi që, sipas tij, nuk ka qenë e lehtë. Madje Thaçi tha se atë e kanë pritur me “koncerte”.