Demanton policia, në Badovc nuk është gjetur eksploziv

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka demantuar lajmi e publikuar nga mediet në Kosovë që në liqenin e Badovcit është gjetur eksploziv.

Lajme

19/07/2015 21:50

Në një deklarim për lajmi.net, Kelani ka thënë që në afërsi të liqenit të Badovcit janë gjetur jë armë e gjatë me municion dhe disa gjëra të tjera si rroba veshjeje , por asgjë e dyshuar në atë që ka të bëjë me ekspozivin.

“Policia e Kosovës po punon intensivisht për zbardhjen e këtij rasti dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, ka thënë Kelani për lajmi.net.

Sipas tij, arma bashkë me rrobat janë duke u ekzaminuar nga zyrtarët e PK-së.

Më herët është raportuar që në Liqenin e Badovcit, janë gjetur, uniforma, armë dhe eksploziv. Ndërsa ditë më parë janë arrestuar pesë të dyshuar për tentim të veprës terroriste në afri të këtij liqeni.