Demaliaj i reagon Kocit: Duke folë palidhje i ke hangër do këpuca gojës në Kuvend

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së, Gani Koci i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj për deklaratën e mbrëmshme për Rrustëm Mustafën e Rexhep Selimin.

Lajme

20/08/2019 15:53

Haradinaj kishte thënë se përderisa ai është mbrojtur në heshtje, Mustafa e Rexhepi kanë kënduar në Hagë, shkruan lajmi.net.

E, Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Selimi e Mustafa, kanë kënduar, mirëpo mirë që s’kanë qajtur si Haradinajt.

“Mirë që paskan kënduar, e nuk kanë qajtë si ti……! Pate deklaruar se po shkon me mbrojtë Kosovën dhe ke heshtë…!”, ka shkruar ai në Facebook.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur kundërpërgjigja e parë nga AAK-ja.

Shkumbin Demaliaj ia ka kujtuar Kocit siç thotë, ai kohën kur i kishte marrë disa këpuca gojës në parlament.

Postimi i plotë i Demaliajt:

Sa e pa cipë kjo anë deklarative e Gani Kocit..!!
Shumë ka qejf me kercye në darsëm pa e thirrë..!!

Po ja kujtoj z. Kocit se duke folur palidhje kështu i ka pas honger do këpuca gojës në parlament..!!

Po shihet haptasi se shumë njerëz ju kanë gëzuar gjykatës speciale dhe subjekti juaj z. Koci e ka votuar këtë fatkeqësi dhe se nuk mund ta mbroni UÇK-në ju që krijuat këtë gjykatë..!!
Për Ramushin krejt e dijnë se sa e ka mbrojtë UÇK-në dhe sa e mbronë sepse ai është vet emblema e saj,por juve le tu mbetet në ndërgjegje ky cinizëm kundërshtues..!!
Me këtë po e dëshmoni se drithërimat e humbjes së madhe kanë hy në PDK. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Zv/ministri i PDK-së, Haradinajt: Mirë që paskan këndu Selimi e Mustafa, s’kanë qajt si ti