Demaçi për Mandelën dhe Rugovën

Adem Demaçi në debat me studentë zgjodhi fjalë të mira për Mandelën, i cili hyri në histori për angazhimin e tij për barazi mes njerëzve. E quajti Hero. Por, fjalët e mira mbaruan për Demaçin kur u pyet për Rugovën, të cilin e quajti “frikacak”.

Lajme

10/12/2013 13:34

Emri i Nelson Mandela, sa herë është përmendu, në Kosovë, ka asociuar me një emër tjetër, që ka përjetuar po aq shumë vuajtje, sa ai. Plot 28 vjet.

Për këtë arsye, Adem Demaçi është quajtur shpesh si “Mandela i Ballkanit”.

Mandela i Afrikës së Jugut kishte vuajtur 27 vjet burg për shkak se nuk ishte pajtuar me regjimin e apart’heidit në vendin e tij. Aty të bardhët pakicë sundonin mbi njerëzit me ngjyrë që përbënin shumicën dërmuese të popullatës. Sot nuk është më ashtu…

\"Demaqi

Në Kosovën e Demaçit, regjimi serb kishte instaluar një pushtet të ngjashëm me atë të të bardhëve. Serbët kishin nisur segregacionin në shkolla, i kishin përzënë shqiptarët nga puna…

Sot, shpirti i Nelson Mandelës u është bashkuar engjëjve në qiell dhe bota është vënë në kujtim të veprës së tij.

Dhe Adem Demaçi i ka thënë atij sot disa fjalë të përshpirtshme në një ngjarje ku është shfaqur filmi “Dear Mandela”, në Prishtinë.

Demaçi, ka folur për historinë e Nelson Mandelas të cilin e ka quajtur “hero të vërtetë”.

“Është nder i madh që dikush është vet i shtypur të luftoj për të drejtat e njeriut”.

“Kam dëshirë sot që të flas për një njeri shumë të madh me të cilin po ndahemi fizikisht”.

“Ju po e shihni që ai ka qenë një njeri i madh sepse  91 shtete po marrin pjesë në përcjelljen e Mandelas në shtetin e tij”.

“Unë nuk e kam provuar burgimin e përjetshëm por me duket se është më vështirë se sa të pushkatojnë”.

“Kemi punë me një hero të vërtet të kombit të vet, një komb heroik, ka pasur punë me një shtet shumë të fuqishëm ju e dini që Holanda ka qenë një kolonizatore e madhe”.

“Kemi punë me një njeri dhe me një popull i cili në një formë ka pasur diçka të ngjashme me popullin tonë”.

“Të vdesësh për kombin nuk është asgjë. Shembulli i Mandelës shembulli i popullit anzanian duhet të jetë shembull për ne ashtu siç ishte për ne”.

Ai ka thënë se mos të lëshohet rruga e kombit dhe që askush të mos leçitet për interesat të ndryshme partiake por sipas tij duhet të mbahet interesi për kombin për të cilin ia vlen që të vdesësh.

“Kujtoni gjithmonë Nelson Mandelën kujtoni gjithmonë ata trima e burra tanë të, pa flijimin e Adem Jasharit ende do të dilte tym nga kryengritja jonë “.

“Vlerësoni gjithmonë ata që flijohen. Ata që flijohen për kombin ndaj tyre të keni respekt të përhershëm por jo vetëm me fjalë por me punë”.

“Duhet të merrni shembull pse njerëzimi e feston dhe e vajton Mandelan sepse ka lënë vepër. Ai ndërroi jetë, por nuk vdiq sepse e la veprën e vet të madhe për popullin e vet dhe për të gjithë popujt e tjerë”.

Në këtë ngjarje, Demaçi është pyetur edhe për figurën e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova të cilin e ka quajtur “frikacak” dhe “njeri të skandaleve”.

Ai tha se Rugova e ka ndjekur rrugën e kombit “vetëm atëherë kur ka qenë lehtë”.

\"demaqi

“Ibrahim Rugova ishte në rrugën e kombit sa ishte lehtë. Kur filloi të vështirësohej puna, Rugovës kadal dal iu shishmua rakia, duhani, konjaku, kolltuku, dhe filloi ta harrojë rrugën e kombit, kurse ata që ishin të vendosur të vdisnin për kombin, e vazhduan rrugën”.

“Ibrahim Rugova asnjëherë nuk ka vdekur për kombin, ka përtuar për të vdekur, ka qenë burrë i mirë, ka qenë burrë i urtë por ka qenë frikacak i madh”.

“Ka pasur shansa Ibrahim Rugova që t`i bashkohet luftës. Ai asnjëherë nuk pat fuqi që të shkonte t`i nderonte heronjtë tanë në Prekaz”.

“Atij i pengonin edhe demonstratat e studentëve. Është munduar që t`i ndalë edhe demonstratat e 1 tetorit 1997 sepse ishte frikacak kjo ishte e meta e tij mirëpo në politikë kur të jeni frikacak mos u përzieni”.

“Për ta vlerësuar dikë shikoja një punë. E la popullin e vet këtu dhe e mori aeroplanin e armikut hipi me ata që donte t`i shpëtonte dhe shkoi në Itali, shkoi në Gjermani, gjermanët e përzunë shkoi në Beograd tha ta ndalim luftën, ndërsa ne luftonim që të vazhdohet lufta se pa të nuk mund të vazhdonim, ka bërë skandale aq të mëdha i ndjeri sa që nuk ke si t`i thuash hero”.

Demaçi gjithashtu ka thënë se kur nuk punohet drejtë i kritikon edhe ata të krahut të luftës.

“Mua nuk mund të më blejë askush as të më mashtrojë, as të më frikësojë. Unë i kam shokë, jam në krahun e luftës sepse pa luftë nuk do të çliroheshim dot por kur e kanë keq unë ju them keq, por ata ende nuk janë hidhëruar me mua”.

“Është e vërtet që një numër i njerëzve që lakmia i devijoi nga rruga kur erdhi puna siç e thoshte një fjalë Albini ranë para bakllavës”, u shpreh Adem Demaçi.