Demaçi: Faleminderit ndërkombëtarëve, për neve Serbia do kthehej në Kosovë

Veprimtari Adem Demaçi, i pyetur nëse Lugina e Preshevës është harruar nga Prishtina zyrtare, thotë: “Po çfarë Presheve!? Ne kemi harruar edhe vetveten”!

Lajme

08/11/2014 19:00

Demaçi thotë se liderët politik në Kosovë e kanë harru vendin, pasi i ka dehur luksi. 

“Liderët tanë i ka tranu buka e grytë, ndryshe nuk do të kishte ngërç institucional, e krejt këto marrina, lufta për kolltuçe! Po shkojnë në mullirin e armikut dhe dashakeqëve të Kosovës”, tha ai për Presheva Jonë. 

“Nuk kërkohet sy prej te verbrit. Shteti ynë po luhatet, por fal miqve amerikanë dhe ndërkombëtarëve, nuk do të ketë kthim mbrapa të situatës në Kosovë, para vitit 1999, se sa për neve ishte rikthyer Serbia në Kosovë”, ka shtuar Demaçi, i cili thekson se liderët e Luginës së Preshevës nuk duhet të mbështeten në Prishtinën zyrtare, por që ata të jenë të bashkuar dhe të kërkojnë të drejtat që i kanë serbët në Kosovë.