Deliu: VV dhe Lista Serbe po përpiqen të shuajnë çdo gjurmë të UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas kalimit në lexim të parë të Projektligjit për Pagat, i cili nuk përfshin rritjen e pensioneve të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Lajme

14/06/2022 17:11

Përmes një statusi në Facebook, Deliu ka thënë se Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën, shkruan lajmi.net.

“Përfundimisht Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën! Po e dëshmojnë me fanatizëm. Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpërmjet një projektligji përçmues nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës me diell. Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kahmotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe”, ka deklaruar Deliu.

Ajo ka thënë se përpjekja për çdo arsyetim tjetër është e kotë. /Lajmi.net/