Deliu padit personat që e kërcënuan në rrjetet sociale: Dy prej tyre nuk u paraqitën në seancë gjyqësore

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka paditur persona të cilët e kanë kërcënuar në rrjetet sociale. Deliu thënë se dy prej kërcënuesve të saj në rrjetet sociale për arsyeje të panjohura nuk janë paraqitur në seancë gjyqësore, shkruan Lajmi.net Deputetja e PDK-së është shprehur se sikur të gjitha rastet e mëparshme,…

Lajme

30/07/2024 20:18

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka paditur persona të cilët e kanë kërcënuar në rrjetet sociale.

Deliu thënë se dy prej kërcënuesve të saj në rrjetet sociale për arsyeje të panjohura nuk janë paraqitur në seancë gjyqësore, shkruan Lajmi.net

Deputetja e PDK-së është shprehur se sikur të gjitha rastet e mëparshme, edhe këtë do ta ndjek deri në fund.

“Dy prej kërcënuesve të mi në rrjete sociale, për arsye të panjohura, sot nuk u paraqitën në seancën gjyqësore. Këtë rast, sikur të gjitha të tjerat, do t’i ndjek deri në fund. Ata që i japin lirinë vetes të të kanosin, kërcënojnë dhe të bëjnë akuza të pavërteta nëpër rrjete sociale, do të ballafaqohen me drejtësinë. Besoj në Institucionet e drejtësisë dhe në trajtimin e drejtë të këtij rasti”, ka shkruar Deliu në Facebook.