Deliu: Nagavci dhe Rizvanolli në fokusin e hetimeve

Deputetja e kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka komentuar zhvillimet e sotme politike. Përmes një postimi në  llogarinë e saj në Facebook, Deliu tha se sot është ngritur kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale. “Dy lajmet e mëngjesit sot: Kallëzim penal…

Lajme

12/11/2024 11:48

Deputetja e kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka komentuar zhvillimet e sotme politike.

Përmes një postimi në  llogarinë e saj në Facebook, Deliu tha se sot është ngritur kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale.

“Dy lajmet e mëngjesit sot: Kallëzim penal ndaj Ministres Arbërie Nagavci dhe Ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale.

Ndërkohë, dje, Ministri Hekuran Murati tha se qe 20 vjet është shkatërrua gjithçka. Sikur Serbia e ka ndreq Kosovën, na e kemi prishë, ndërsa Vetëvendosja po e ndërton përsëri. Okay, ka logjikë”, ka shkruar Deliu. /Lajmi.net/