Deliu-Kodra nuk pret të ketë reflektim as sot në Kuvend dhe flet për rastin në Lipjan: Përgjegjësit duhet të ofrojnë përgjegjësi

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është deklaruar në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për të zhbllokuar situatën në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se PDK do të respektoj në përpikmëri aktgjykimin e Kushtetueses. ‘‘Ju e dini që tashmë kemi deponuar në Kushtetueses edhe disa vërejtje të tjera për shkak të mos respektimit të…

Lajme

09/07/2025 11:16

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është deklaruar në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për të zhbllokuar situatën në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se PDK do të respektoj në përpikmëri aktgjykimin e Kushtetueses.

‘‘Ju e dini që tashmë kemi deponuar në Kushtetueses edhe disa vërejtje të tjera për shkak të mos respektimit të këtij aktgjykimi nga partia që ka marrë numrin më të madh të ulëseve, dhe presim që të marrim përgjigje për shkeljet e vazhdueshme të cilat janë bërë nga kryesuesi i seancës. Sa i përket seancës sot, nuk pres që do të kemi reflektim”, ka thënë Deliu Kodra.

Ajo ka folur edhe në lidhje me rastin e fundit në Lipjan e për çka ka thënë se është shumë akt i rëndë.

“Situata e sigurisë duhet të trajtohet me seriozitet të plotë. Është akt shumë i rëndë, dhe institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa, dhe përgjegjësit duhet të ofrojnë përgjegjësi’’, ka thënë ajo.