Delegohen me short gjyqtarët për xhiron e parë të Superligës, Zasella në kryendeshje
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve për javën e parë kampionale në Superligën e Kosovës. Kryendeshjen e javës së parë ndërmjet Dritës dhe Llapit do ta drejtojë Erdall Zasella me dy ndihmësit Arbnor Bullatofci dhe Fatlum Jashari. Ky takim luhet të dielën në Gjilan, shkruan lajmi.net.…
Sport
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve për javën e parë kampionale në Superligën e Kosovës.
Kryendeshjen e javës së parë ndërmjet Dritës dhe Llapit do ta drejtojë Erdall Zasella me dy ndihmësit Arbnor Bullatofci dhe Fatlum Jashari. Ky takim luhet të dielën në Gjilan, shkruan lajmi.net.
Në takimin tjetër interesant mes Lirisë dhe Ballkanit shorti ka deleguar Ilir Mehmetin si gjyqtar kryesor.
Mehmeti do të asistohet dhe dyshja Fatmir Sekiraqa dhe Hekuran Osmani.
Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në duelin Prishtina – Feronikeli ’74, ndërkaq ndihmës të tij janë Drilon Rexhepi dhe Bashkim Hyseni.
Ndeshja midis Dukagjinit dhe Malishevës do të gjykohet nga Dardan Çaka me ndihmësit Alban Ejupi dhe Kastriot Peci.
Takimi tjetër i kësaj xhiroje mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë me kërkesën e mysafirëve pas gjendjes jo të mirë financiare dhe organizative./Lajmi.net/