Delegacioni i ushtrisë gjermane viziton ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, flasin për planin bilateral M2M

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, një delegacion i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i ushtrisë gjermane ka zhvilluar vizite pune. Sipas një njoftimi nga ana e ministrisë, në këtë takim u realizuan bisedimet bilaterale në të cilat është përpiluar plani bilateral M2M (ushtri me ushtri). Bazuar në këtë plan përcaktohet mbajtja e aktiviteteve te…

Lajme

14/11/2024 14:15

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, një delegacion i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i ushtrisë gjermane ka zhvilluar vizite pune.

Sipas një njoftimi nga ana e ministrisë, në këtë takim u realizuan bisedimet bilaterale në të cilat është përpiluar plani bilateral M2M (ushtri me ushtri).

Bazuar në këtë plan përcaktohet mbajtja e aktiviteteve te përbashkëta ushtarake për vitin 2025, në mes të Forcës se Sigurisë se Kosovës dhe Bundeswehr.

“Kjo ngjarje tradicionale në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës Federale te Gjermanisë forcon lidhjen e bashkëpunimit ne fushën e mbrojtjes si dhe ndihmon ne rritjen e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake te FSK”.