Delegacioni amerikan për Ujmanin në Kosovë, takojnë kryeministrin Hoti
Përfaqësues nga Departamenti amerikan i Energjisë janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Lajme
Përfaqësues nga Departamenti amerikan i Energjisë janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, pak javë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtetet e Bashkuara.
Ambasada amerikane në Prishtinë lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.
Në njoftim thuhet se delegacioni ndërinstitucional u takua me Hotin për të diskutuar lidhur me marrëveshjen dhe mbështetjen e SHBA-së si dhe për hapat e ardhshëm për një studim të fizibilitetit të menaxhimit të burimeve në Liqenin e Ujmanit. /Lajmi.net/
The @ENERGY led interagency delegation met with PM @Avdullah Hoti to discuss U.S. support for energy diversification & next steps for a resource management feasibility study on Lake Ujmani/Gazivode. pic.twitter.com/KOjt9W8nJJ
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) October 19, 2020