Dele Alli ka kërkuar që të largohet nga klubi në këtë afat kalimtar

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Alli, ka kërkuar që të largohet nga klubi për t’u transferuar në Paris Saint-Germain këtë muaj.

Sport

21/01/2021 13:17

Në muajt e fundit ka pasur spekulime të shumta për një largim të mundshëm të anglezit nga Spurs dhe me emërimin e Mauricio Pochettinos si trajner i PSG, gjërat kanë ndryshuar.

PSG kishin shprehur interesim për nënshkrimin e Alli edhe gjatë verës mirëpo një transferim i tillë nuk kishte ndodhur, shkruan lajmi.net.

Jose Mourinho, menaxheri i Spurs, ka shqetësime për sjelljet e Alli dhe kohët e fundit kanë pasur probleme të vogla mes vete.

Poch ka raporte të mira me Allin dhe një bashkim i tyre në një klub të ri, është i mundshëm./Lajmi.net/