Delawie: Vota në UNESCO ishte zhgënjyese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar përmes rrjetit social Tëitter, mbi dështimin në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, për ta pranuar Kosovë si vend anëtare.

Lajme

09/11/2015 16:07

 

“Vota e sotme në UNESCO ishte zhgënjyese, por 92 votat e fituara tregojnë se Kosova ka një vend të rëndësishëm në komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë ambasadori amerikan.

Për pranimin e Kosovës në UNESCO duheshin votat e më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e sotme.

Votës pro i munguan gjithsej 3 vota. Për votuan 92 vende nga 95 sa duheshin, kundër ishin 50, kurse abstenuan 29 vende.