Delawie e Zbogar pjesë e takimeve të thirrura nga Jahjaga

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie do të marrë pjesë në takimin e së hënës të thirrur nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Lajme

06/02/2016 14:35

Burime diplomatike i kanë thënë Gazetës Express se përpos ambasadorit amerikan në takim do të jetë edhe përfaqësuesi i BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Të dy zyrtarët ndërkombëtarë marrin pjesën në takime në cilësinë e vëzhguesve.

Presidentja Atifete Jahjaga ka thirr në takim udhëheqësit e partive kryesore politike për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.