Del të jetë i rremë alarmi për bombë, Aeroporti i Prishtinës i rikthehet funksionimit
Ka dalë të jetë i rremë kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës. Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net. ”Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe…

Lajme
Ka dalë të jetë i rremë kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
”Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara”, u than ë komunikatën për media.
“Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, u tha në komunikatë. /Lajmi.net/