Del Piero: Këta janë favoritët në Ligën e Kampionëve

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, i ka treguar ekipet të cilat ai mendon se janë favorite në këtë edicion të Ligës së Kampionëve

Sport

09/12/2015 16:17

Ish-sulmuesi i ‘zonjës së vjetër’ dhe Italisë, nuk e ka vendosur Juventusin më mesin e favoritëve për Ligën e Kampionëve.

Sipas Del Pieros, skuadra e Barcelonës dhe ajo e Bayern Munichut aktualisht janë të paarritshme nga të tjerat, transmeton Express.

” Duhet thënë se në këtë moment Bayern Munich dhe Barcelona janë të paarritshme”, ka deklaruar ai.