Del Piero, kapiten edhe në Australi

Alessandro Del Piero do të jetë kapiten i Sydney FC në sezonin e tij të dytë në Australi. Trajneri Frank Farina ka bërë të ditur se Del Piero është emëruar për kapiten të ri të ekipit, në vend të Terry McFlynn, i cili e mbajti rolin për tri sezone. Del Piero së bashku me Brett Emertonin…

Sport

18/09/2013 13:00

Alessandro Del Piero do të jetë kapiten i Sydney FC në sezonin e tij të dytë në Australi. Trajneri Frank Farina ka bërë të ditur se Del Piero është emëruar për kapiten të ri të ekipit, në vend të Terry McFlynn, i cili e mbajti rolin për tri sezone.

Del Piero së bashku me Brett Emertonin ishte zëvendës-kapiten i McFlynn gjatë sezonit të kaluar. Por, është promovuar në detyrë për edicionin e ri.

“Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithçka nga vetja, njohurinë dhe përvojën, për t’i ndihmuar ekipit të luftojë për titull, të luftojë për play-off dhe të jetë ekipi më i mirë në Australi, nëse është e mundur”, deklaroi Del Piero për mediat australiane.

Sulmuesi 38-vjeç shënoi 14 gola në 23 ndeshje për Sydney FC, më së shumti prej edicionit 2007-08 me Juventusin, kur realizoi 21 herë.

Ai për më tepër se një dekadë ishte kapiten i Bianconerëve para largimit nga klubi gjatë verës së vitit të kaluar.