Del Piero, futbollist – trajner

Alessandro Del Piero mund të mbetet në Sydney. Sulmuesi i madh italian ka mundësi që të promovohet në një detyrë të re në klub, si futbollist dhe trajner, njëkohësisht.

Sport

24/04/2014 21:02

E ardhmja e Alessandro Del Pieros mund të jetë ende në Sydney, por në një rol të ri.

Ish kapiteni i Juventusit, 40-vjeç në nëntor, është në skadim të kontratës dhe ende nuk e ka vazhduar atë pas eliminimit në play-off nga Melbourne Victory.

Mirëpo, ai duket se nuk ka ndërmend të pensionohet pasi dëshiron të vazhdojë të luajë.

Por, pas shkarkimit të trajnerit Frank Farina, atij i hapet një rrugë e re.

Sipas mediave australiane, Sky Blues janë duke shqyrtuar mundësinë e promovimit të Del Pieros në rolin e trajnerit, duke e vazhduar edhe atë të futbollistit.

Kandidatë me të janë edhe Graham Arnold, ish trajner i Central Coast dhe Mark Rudan, ish mbrojtës i Sydneyt.