Del Piero bëhet trajner

E ardhmja e Alessandro Del Pieros në Sydney mund të vazhdojë të jetë ende në fushën e lojës, dhe jo vetëm kaq. Skuadra Sky Blues i ka ofruar ish kapitenit të Juventusit një rol të ri: trajner-futbollist. Sulmuesi i mirënjohur italian ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me klubin australian –…

Sport

10/02/2014 22:30

E ardhmja e Alessandro Del Pieros në Sydney mund të vazhdojë të jetë ende në fushën e lojës, dhe jo vetëm kaq.

Skuadra Sky Blues i ka ofruar ish kapitenit të Juventusit një rol të ri: trajner-futbollist.

Sulmuesi i mirënjohur italian ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me klubin australian – ku më herët gjatë këtij sezoni mori rolin e kapitenit të ekipit – por i është bërë një propozim i ri nga klubi.

Sipas medieve australiane, Del Piero është duke vlerësuar një ofertë të ngjashme me atë që nënshkroi kur erdhi në klub më 2012, me vlerë prej 4 milionë dollarësh në stinor.

Por, ai thuhet se do të marrë kohë për të vendosur pasi ka oferta edhe nga Tajlanda. Del Piero vendos kapitullin e fundit në karrierën e tij.