Del në shitje shtëpia 2.1 milionëshe e Taylor Swift në Beverly Hills

Taylor Swift shet shtëpinë e saj në Beverly Hills, e cila ka bodrumin e verës dhe një pishinë të madhe, çmimi i saj është 2.1 milionë funta.

ShowBiz

14/09/2018 23:20

Këngëtarja ka blerë shtëpinë me katër dhoma gjumi, për 800 mijë funta më pak në vitin 2012, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ajo shet shtëpinë e mahnitshme për 3.1 milionë funta, e cila ka pamje perfekte si nga brenda ashtu edhe hapësira jashtë.

Bodrumi i verës që gjendet brenda kësaj shtëpie, ka hapësirë për 1.000 shishe, ndërsa posedon edhe pishinë të madhe.

Taylor, e cila ka shitur më shumë se 40 milionë kopje të albumit në mbarë botën, gjithashtu ka instaluar një sistem sigurie prej 11 kamerash, për të siguruar privatësinë e plotë. /Lajmi.net/