Del Bosque vazhdon me Spanjën
Vicente del Bosque do ta respektojë kontratën dhe do të vazhdojë me Spanjën deri në vitin 2016. Pas eliminimit të hershëm të “Stuhisë së Kuqe”, flitej se ai mund të largohej.

Sport
Spanja do të vazhdojë me Vicente del Bosques. Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar se trajneri spanjoll do ta respektojë kontratën dhe se do të qëndrojë në krye të “Stuhisë së Kuqe” deri në vitin 2016, pas përfundimit të Evropianit të Francës.
Sigurisht, ish trajneri i Real Madridit pritet të bëjë ndryshime të mëdha tek Spanja, pasi tashmë ka marrë fund një epokë dhe pritet të fillojë një tjetër.
Me Spanjën, Del Bosque është shpallur kampion i botës dhe Evropës, por dështoi ta mbronte titullin në Brazil, duke u eliminuar herët nga kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit.