Del Bosque: Ja problemi i La Ligës

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ankohet se La Liga ka problem serioz me numrin e madh të futbollistëve të huaj, përfshirë skuadrat e mëdha, Real Madrid e Barcelona.

Sport

14/11/2014 09:38

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque është ankuar për numrin e madh të futbollistëve të huaj në La Ligë.

E vërteta është se ky fakt më së tepërmi vërehet në ndeshjen El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës, por Del Bosque e ngrit si problem të përgjithshëm.

“Më pëlqen El Clasico, shohim futboll të mrekullueshëm por edhe momente të dobësive të dyja skuadrave. Por, në Real e Bracelonë luajnë nga katër spanjollë, e situatë e njëjtë është edhe tek Atletico Madrid, Sevilla, Valencia. Edhe pse nuk kam asgjë kundër tyre, ka shumë të huaj në La Ligë”, deklaroi Del Bosque për mediat spanjolle.

Reali e mposhti Bracelonën 3:1 në El Clasicon dhe nga 22 futbollistët titullarë të dyja skuadrave vetëm tetë ishin spanjollë.