Del Bosque: Ja ku kemi gabuar

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque pranoi se skuadra e tij bëri gabime kundër Holandës dhe mori ndëshkim të ashpër. Por, ai mbron kapitenin Iker Casillas.

Sport

14/06/2014 20:34

Një ditë pas humbjes së rëndë nga Holanda, selektori i Spanjës, Vicente del Bosque u paraqit në konferencë për shtyp para gazetarëve për të analizuar disfatën e rëndë në kuadër të Grupit B në Kampionatin botëror.

“Gjithçka ishte duke shkuar mirë, por pas golit të dytë filluam t’i bëjmë gjërat me lehtësim dhe më pas morëm një ndëshkim të ashpër. Por, unë nuk bëj me gisht tek asnjë futbollist”, deklaroi Del Bosque, i cili lavdëroi kualitetet e Holandës.

“I dinim vlerat e tyre por nuk ishim në gjendje që t’i kufizonim”.

Në fund, ai nuk la pa folur edhe për portierin Iker Casillas, që dëshpëroi me paraqitjen e tij.

“Iker mbrëmë ka dhënë dëshminë se është kapiten i vërtetë. Kur u kthyem në zhveshtore, ishte duke biseduar me të gjithë, me një heshtje totale”, u shpreh Del Bosque.