Del Bosque injoron Messin dhe Ronaldon
Vicente del Bosque ka zbuluar se për kë votoi në garë për Topin e Artë 2013. Selektori i Spanjës ka befasuar duke njoftuar se në mesin e tre të përzgjedhurve të tij nuk është ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e as sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi. Këta të fundit së bashku me mesfushorin e…
Sport
Vicente del Bosque ka zbuluar se për kë votoi në garë për Topin e Artë 2013.
Selektori i Spanjës ka befasuar duke njoftuar se në mesin e tre të përzgjedhurve të tij nuk është ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e as sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.
Këta të fundit së bashku me mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery janë finalistë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.
“Kam votuar me vetëdije të pastër. Nuk dua të hyj në asnjë betejë. Është çështje e vogël për mua”, deklaroi Del Bosque për Onda Cero.
“Kam votuar Xatin dhe Iniestan. Ata ishin në listë, andaj nuk mund të votoja për dikë tjetër nga futbollistët spanjollë. I treti është Ribery, për një arsye logjike. Ai është njeriu që fitoi ligën, Kupën, Ligën e Kampionëve dhe u kualifikua me Kombëtaren e tij në Kampionatin botëror. Është një përfaqësues i merituar i Bayern Munichut”, përfundoi Del Bosque.