Del Bosque e priste Holandën
Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque nuk u befasua që skuadra e tij u tërhoq në të njëjtin grup me Holandën, për Kampionatin botëror 2014, duke deklaruar se e kishte pritur ballafaqimin me Tulipanët. Spanja duhet të takohet edhe me Kilin dhe Australinë, ku skuadra që përfundon e dyta sipas gjitha gjasave do të ndeshet…

Sport
Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque nuk u befasua që skuadra e tij u tërhoq në të njëjtin grup me Holandën, për Kampionatin botëror 2014, duke deklaruar se e kishte pritur ballafaqimin me Tulipanët.
Spanja duhet të takohet edhe me Kilin dhe Australinë, ku skuadra që përfundon e dyta sipas gjitha gjasave do të ndeshet me favoritin e Grupit A, Brazilin.
“E kam thënë edhe më parë se do të takohemi me Holandën dhe pata të drejtë”, deklaroi Del Bosque për Cuatro.
“Holanda ka ndryshuar, por ata ende kanë futbollistë si Robben, Van Persie dhe Va nder Vaart. Është vetëm një short. Nuk them se është grupi i vdekjes por do të jetë vështirë, mund ta përshkruajmë si të komplikuar. Brazili me siguri do të dalë i pari në grupin e tij andaj ne duhet të paraqitemi mirë”, u shpreh ai.