Deklarohet referi i meçit Wilder-Fury: Doja ta mbyllja përballjen më herët

Referi përballjes në mes të Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit, Kenny Bayless, deklaroi se ishte shumë afër ta mbyllte meçin para se të ndodhte nokauti.

Sport

26/02/2020 17:33

Lufta që përfundoi në të mirë të Furyt në raundin e shtatë, u karakterizua me një betejë të fuqishme në mes të të dyve.

Ishte raundi i tretë dhe i pestë ai që i dha një kahje tjetër takimit, për pasojë e ktheu në një “monolog” të britanikut i cili nuk ndalej më se godituri.

Me ta parë këtë situatë, dhe fytyrën e gjakosur të Wilderit, referi Bayless e pyet atë se si ndjehet.

“E shikova në fytyrë dhe i afrova gishtat për ta ditur se si është. E di se është një luftetar i vërtetë, kjo u vërtetua kur trajneri e gjuajti peshqirin, ku pas këtij veprimi ai pyeti: pse e bëri këtë?!”, ishin fjalët e trajnerit, transmeton lajmi.net.

Fytyra e Wilderit ishte e gjakosur edhe pas sfidës, me çka boksieri u dërgua urgjentisht në spital.

Pas kësaj përballjeje të fituar bindshëm nga Fury, pritet edhe një përballje tjetër e cila do ta kompletonte “trilogjinë”. /Lajmi.net/