Deklarohet Choupo-Motin, heroi i PSG-së

Heroi i PSG-së, Eric Maxim Choupo-Motin, ndeshjen kundër Atalantës e ka cilësuar ‘ndeshje të çmendur’.

Sport

12/08/2020 23:39

Choupo-Motin me një gol në minutën e 93’, i siguroi skuadrës franceze kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ishte një ndeshje e çmendur, një lojë dhe kundërshtar i vështirë”, ka deklaruar Choupo-Moting, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se kemi treguar deri në momentin e fundit që besuam në veten tonë”.

“Nuk ishte e lehtë sepse kishim disa raste të mira që për fat të keq nuk mundëm t’i shënonim”./Lajmi.net/